(VIDEO) Qeveritarët synojnë përmirësimin e kushteve të pensionistëve para dimrit
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka njoftuar se grupi punues i ka dorëzuar propozimet për pensionistët dhe pritet të diskutojë në seancën e ardhshme të Qeverisë.
Trençevska për Kanal 5, tha se pret që qeveria në mbledhjen e ardhshme ta diskutojë këtë çështje.
JOVANKA TRENÇEVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE
“Grupi i punës mori propozimet për masa. Megjithatë, si informacion shkon në Qeveri, ne do t’i shqyrtojmë propozimet dhe mund të pranohen edhe më shumë propozime të grupit punues. Pres që qeveria në mbledhjen e ardhshme ta diskutojë këtë çështje. Kur të merret vendimi përfundimtar, pensionistët dhe mediat menjëherë do të informohen se çfarë do të vendoset si masë në periudhën e dimrit, që të mund të përmirsojmë standardin e jetesës së pensionistëve”.
Ndërkaq, në periudhën e kaluar kanë protestuar pensionistët nga disa qytete të vendit, duke kërkuar rritje lineare të pensioneve për 3.500 denarë dhe barazimin e pensionit minimal me pagën minimale në vend. Ata ankohen se me pensionet e tyre nuk munden t’i mbulojnë as gjërat elementare për jetes. Samir Mustafa /SHENJA/