UNRWA: 400 mijë persona të zhvendosur qëndrojnë në shkollat dhe ndërtesat tona në Gaza
Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA) njoftoi se të paktën 400 mijë persona të zhvendosur qëndrojnë në shkollat dhe ndërtesat e tyre në Gaza, transmeton Anadolu.
UNRWA në postimin e saj në rrjetin social X tha se 400 mijë njerëz, gra dhe fëmijë, të privuar nga dinjiteti bazë njerëzor, erdhën në ndërtesat e tyre në Gaza dhe se kjo është një turp i plotë.
“Na vjen keq që humbëm 14 nga miqtë tanë që punonin në organizatë”, thuhet nga UNRWA.
UNRWA ka njoftuar më parë se 9 punonjës të saj kanë humbur jetën.
– Konflikti Izrael-Palestinë
Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, mëngjesin e 7 tetorit njoftoi nisjen e sulmit gjithëpërfshirës të emëruar “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit.
Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa grupet e armatosura palestineze kryen bastisje dhe morën kontrollin e pikës kufitare Beit Hanoun-Erez në kufirin Gaza-Izrael.
Grupet e armatosura më pas hynë në vendbanimet izraelite ndërsa ushtria izraelite filloi sulme ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë. Në sulmet e kryera nga Gaza kanë humbur jetën 1.300 izraelitë ndërsa janë plagosur 3.436 të tjerë.
Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se në sulmet e Izraelit në Gaza janë vrarë 2.670 palestinezë ndërsa janë plagosur 9.600 të tjerë.
Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar janë vrarë 56 palestinezë dhe janë plagosur rreth 619 të tjerë.
Gjithashtu në sulmet e Izraelit kanë humbur jetën 10 gazetarë, prej të cilëve 9 në Gaza dhe një në Liban.