Për dy ditë, mbi 10.000 qytetarë janë regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal në vakcinacija.mk

Për dy ditë, mbi 10.000 qytetarë janë regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal në vakcinacija.mk

Për dy ditë, mbi 10.000 qytetarë janë regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal në ueb faqen vakcinacija.mk, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuar (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e kujdesit shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut”, kumton MSH.

MARKETING