(VIDEO) Kthehen nga Izraeli 30 shtetas të RMV-së

(VIDEO) Kthehen nga Izraeli 30 shtetas të RMV-së

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ka informuar se përmes rrugëve të ndryshme të transportit, janë larguar edhe dhjetë shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Izraeli, prej tyre katër persona janë larguar me avion për në Athinë, pesë për në Podgoricë dhe një përson me fluturim për në Stamboll. Deri më tani 30 qytetarë janë larguar nga Izraeli.

MARKETING

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv thotë se është në koordinim të rregullt me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe po punojnë aktivisht për kthimin e 100 shtetasve tanë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli.

MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

“Një pjesë e tyre tashmë kanë siguruar bileta përmes fluturimeve të rregullta që janë aktive përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tel Avivit i cili është në funksion të plotë. Disa prej tyre ndodhen në zona të prekura nga dhuna dhe konsiderohen të pasigurta, për të cilat tashmë është siguruar transporti i brendshëm përmes territorit të Izraelit për t’i transferuar në një vend të sigurt, nga ku mund të dërgoheshin në shtëpi”.

Nga Ministri e Punëve të Jashtme informoi se dy shtetas tanë janë në Rripin e Gazës dhe  për nxjerrjen e tyre është përgjegjës Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kajro, e cila është në komunikim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Egjiptit.

Ministria e Punëve të Jashtme u bënë thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në Izrael, që të ndjekin Portalin Kombëtar të Emergjencës e cila lëshoi rekomandime të reja për popullatën, si dhe respektimin e të gjitha udhëzimeve të tjera të institucioneve kompetente të Izraelit.

Ata përkujtojnë se Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka në dispozicion edhe dy linjat telefonike si dhe linjën telefonike të Ambasadës në Tel Aviv.

075-273-732

075-268-736.

+972-54-926-7378

/SHENJA/

MARKETING