Sipas pretendimeve të zyrtarit ushtarak izraelit, janë gjetur trupat e 1.500 luftëtareve palestinezë

Sipas pretendimeve të zyrtarit ushtarak izraelit, janë gjetur trupat e 1.500 luftëtareve palestinezë

Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha sot se ushtria ka gjetur rreth “1.500 trupa” të palestinezëve të armatosur në vendbanimet përreth Gazës, raporton Anadolu.

“Në ditët e kaluara, ushtria izraelite gjeti jo më pak se 1.500 trupa të armatosura palestineze brenda territoreve izraelite”, tha zyrtari i ushtrisë izraelite për Anadolu, i cili kërkoi të mbetet anonimi.

Megjithatë, ai nuk dha detaje të tjera për këtë çështje.

Pala palestineze, veçanërisht grupi Hamas, ende nuk ka komentuar rreth pretendimeve të ushtrisë izraelite.

Gjatë tre ditëve të fundit, krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, publikuan disa video të luftëtarëve të saj duke u futur në objektet ushtarake izraelite rreth Gazës, në disa raste duke treguar vrasjen e ushtarëve izraelitë dhe kapjen e tyre.

Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit herët të shtunën, duke lëshuar një breshëri raketash dhe duke u infiltruar në Izrael nga toka, ajri dhe deti. Grupi palestinez i rezistencës tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të bastisjeve në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe rritjes së dhunës së kolonëve kundër palestinezëve.

Si hakmarrje, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër Hamasit në Gaza.

Numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në Gaza është rritur në 704, përfshirë 143 fëmijë dhe 105 gra, tha sot herët Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza. Ndërkaq, numri i të plagosurve është rritur në rreth 4.000.

Të paktën 900 izraelitë janë vrarë dhe mbi 2.600 të tjerë janë plagosur në luftime, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

MARKETING