Kurti: E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia

Kurti: E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste në Britani të Madhe.

Ai ka thënë se e ardhmja dhe e tashmja e Kosovës nuk mund të mbahen peng nga Serbia.

Megjithatë, Kurti theksoi se “e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës, sikurse as paqja dhe siguria e Evropës nuk mund të mbahen peng nga Serbia, dhe se perspektiva për paqe, drejtësi, dhe prosperitet në një kohë me plotë sfida varet nga ajo çka zgjedhim të bëjmë dhe si zgjedhim të veprojmë së bashku”.

Gjatë këtij fjalimi, Kurti ndër të tjera ka thënë se ndikimi i Partisë Laburiste në fatin e Kosovës ka qenë i rëndësishëm dhe i madh.

Ai ka thënë se dy prej momenteve më të rëndësishme në historinë e vonshme të Kosovës janë vitet 1999 dhe 2008, “çlirimi përkatësisht, pavarësia, gjatë të cilave, Partia Laburiste ishte në pushtet në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Në vitin 1999, nën udhëheqjen e Tony Blair, Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e intervenimit ushtarak të NATO-s, për të ndaluar vazhdimin e fushatës gjenocidale nga forcat serbe… pastaj në shkurt të vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Mbretëria e Bashkuar, me Gordon Brown si kryeministër, ishte një nga vendet e para që njohën shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Kurti.

 

MARKETING