Hovenier: Asociacioni duhet të bëhet urgjentisht, por me kufizime

Hovenier: Asociacioni duhet të bëhet urgjentisht, por me kufizime

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të bëhet urgjentisht.

Kështu ka thënë Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan Bloomberg, Hovernier tha se themelimi i Asociacionit është një kërkesë e kahmotshme e ShBA-së.

Sipas tij, komuniteti serb në Kosovë ka një numër shqetësimesh dhe Asociacionin e shohin si një mënyrë që ndihmon në adresimin e atyre kërkesave.

Por, diplomati amerikan shtoi se një Asociacion i tillë nuk duhet të përmbajë kompetenca ekzekutive.

Ai tha se duhet të ketë kufizime, sepse ne besojmë se pa këto kufizime mund të bëhet diçka problematike ose burim destabiliteti.

Jeffrey Hovenier foli edhe rreth agresionit të Serbisë në Kosovë të datës 24 shtator, ku në Banjskë të Zveçanit si pasojë e sulmit të armatosur, u vra polici Afrim Bunjaku.

Sulmi në fjalë ishte udhëhequr nga Milan Radoiçiq.

“Ne jemi në dijeni se ai ka thënë se e ka bërë këtë vetë. Ne nuk besojmë se kjo do të jetë fjala përfundimtare për këtë çështje”, tha ai.

“Puna duhet të vazhdojë për të përcaktuar përgjegjësin përfundimtar”, theksoi diplomati amerikan.

MARKETING