Emisioni “25 minuta”: Hajredini: Për çdo ditë dëgjojmë nga Qeveria se po ulen çmimet, por në fakt i shohim se si rriten

Emisioni “25 minuta”: Hajredini: Për çdo ditë dëgjojmë nga Qeveria se po ulen çmimet, por në fakt i shohim se si rriten

Ish ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Xhevdet Hajredini, duke folur për stabilitetin ekonomik të vendit në emisionin  “25 minuta”, tha se Qerveria nuk po arrin të bëj politika konsistente ekonomike për shkak se duhet të bëj kompromise me shtresa të veçanta të popullsisë nga trupi votues.

“Duhet të  mbajë llogari për 330 mijë pensionistë të cilët nuk kanë punë tjetër dhe protestojnë, si dhe votojnë në zgjedhje. Duhet të mbajë llogari për administratën shtetërore të cilët, për fat të keq, janë 130 mijë. Mandej, këto struktura sociale nuk janë homogjene. Nga ata 140 mijë administratorë, shumë prej tyre janë votues dhe nuk punojnë asgjë, por bëhen gati që të votojnë në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Hajredini,

Hajredini tha se ka patur periudha kur 5-6 mijë njerëz kanë marrë paga duke ndejtur në shtëpi.

“Ne për çdo ditë dëgjojmë nga ministri dhe kryeministri se çmimet bien në Maqedoni, por në fakt i shohim se si rriten. E dyta, kontrolle të tilla të çmimeve të bëra personalisht nga ministri dhe kryeministri, duke i parë çdo ditë nëpër shitore, që të dëshmojnë se ka zbritje vetëm derisa janë ata prezent. Mirëpo, ata janë të detyruar, nga arsyet që i ceka, por mund edhe t’i përsërisim. Ata në vend se të thonë se këto janë rrethanat objektive, për të cilët ata nuk janë fajtorë. Sikur edhe unë të isha, nuk do mundesha përnjëherë ta ndërroj intensivitet energjetik që është më i keq se i EU-së”, tha Hajredini. /SHENJA/

MARKETING