(VIDEO) LSDM: Kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë realizuar asgjë

(VIDEO) LSDM: Kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë realizuar asgjë

Kaluan dy vjet ndërsa kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE nuk kanë rezultate. Kështu partia në pushtet LSDM akuzon partinë  opozitare VMRO-DPMNE, e cila udhëheq më shumë komuna në vend. Nga LSDM thonë se tani më kanë kaluar dy vjet dhe kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, nuk kanë bërë asgjë. Nga atje, akuzojnë për paaftësi krerët e komunave nga radhët e VMRO-së.

MARKETING

Description of image

LSDM

“Më shumë se 40 kryetarë komunash nga DPMNE deri më tani nuk kanë realizuar asnjë projekt të vetëm të rëndësishëm, kapital për komunat dhe qytetarët. Madje i kanë ndërprerë edhe projektet e trashëguara nga kryetarët e mëparshëm të LSDM-së, e nëse nuk i kanë ndalur i kanë paraqitur si të tyret. Në vend të projekteve dhe zhvillimit, nuk e kanë problem t’i futin komunat në borxhe dhe të godasin xhepat e qytetarëve”.

Nga LSDM, gjithashtu thonë se komunat e drejtuara nga kryetarët e VMRO-DPMNE-së nuk bërë asnjë progres, por përkundrazi kanë pasur regres.

Në atë komuna ku udhëheqin kuadrot e VMRO-DPMNE, nga LSDM theksojnë se i kanë rritur çmimet e shërbimeve komunale, ujin, parkingun dhe kanë punësuar kuadro partiake.

 

MARKETING