Hamasi lansoi 150 raketa drejt Tel Avivit në Izrael

Hamasi lansoi 150 raketa drejt Tel Avivit në Izrael

Grupi Hamas ka shkrepur 150 raketa drejt Tel Avivit, ka thënë krahu i armatosur i luftëtarëe palestinez.

Brigadat Izz as-Din al-Qassam thanë se sulmi ishte kryer në përgjigje të bombardimit të një objekti banimi, transmeton Telegrafi.

“Në përgjigje të bombardimit të kullës së banimit në qendër të qytetit të Gazës, brigadat Al-Qassam tani drejtuan një sulm të madh me 150 raketa drejt Tel Avivit”, shkroi grupi në Telegram.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

MARKETING