Komisioni Evropian kundër Racizmit: Shumica e rasteve të gjuhës së urrejtjes ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve

Komisioni Evropian kundër Racizmit: Shumica e rasteve të gjuhës së urrejtjes ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve

Komisioni Evropian kundër racizmit dhe intolerancës (ECRI), konsideron se gjuha e urrejtjes ndërmjet etniteteve në Maqedoninë e Veriut është prezente, sidomos ndërmjet dy etniteteve më të mëdha në vend, maqedonasve dhe shqiptarëve, por këtu nuk përjashtohen as romët dhe bullgarët.

Megjithatë, edhe përkundër gjuhës së urrejtjes që ushtrojnë dy etnitetet ndaj njëri-tjetrit, KE-ja vlerëson se situata nuk ka rezultuar në ndonjë nivel të konsiderueshëm të urrejtes dhe intolerancës fetare, por se nuk duhet lënë pa i kushtuar vëmendje. Komisioni rekomandon që autoritetet përkatëse të marrin seriozisht dhunën e motivuar nga urrejtja ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve etnikë dhe të përgjigjen në mënyrë të përshtatshme, duke përfshirë kryerjen e hetimeve efektive për incidente të tilla dhe duke kërkuar përgjegjësi nga autorët.

KOMISIONI EVROPIAN KUNDËR RACIZMIT DHE INTOLERANCËS

“Shumica e rasteve të gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve. Grupe të tjera etnike, si romët apo bullgarët, janë gjithashtu viktima të gjuhës së urrejtjes. Bashkëbiseduesit e ECRI ranë dakord se shumica e gjuhës së urrejtjes maqedonase-shqiptare ndodh në ndërveprimet e përditshme ndërmjet anëtarëve të dy grupeve etnike: për shembull, mes nxënësve të shkollës në transportin publik. Duket se shumica e këtyre incidenteve nuk janë vënë në vëmendje të autoriteteve”

Megjithatë, shton raporti, është pozitive të theksohet se përkundër tensioneve të vazhdueshme ndëretnike ndërmjet këtyre dy komuniteteve, të cilat të dyja karakterizohen kryesisht nga përkatësitë fetare (shumica e maqedonasve etnikë janë të krishterë ortodoksë, ndërsa shumica e shqiptarëve etnikë janë myslimanë), situata nuk ka rezultuar në ndonjë nivel të konsiderueshëm të urrejtjes dhe intolerancës fetare apo gjuhës së urrejtjes antikristiane/anti-muslimane. /SHENJA/

MARKETING