Shkupi ndalet me barazim, fitojn Gostivari dhe Voska Sport

Shkupi ndalet me barazim, fitojn Gostivari dhe Voska Sport

Me barazim 1:1 është mbyllur takimi në mes Tikveshit dhe Shkupit i vlefshëm për xhiron e 10-të në elitën e futbollit vendor, njofton SHENJA.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 23-të kur Spahiu shënon për epërsi 1:0 të vendasve. Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 37-të Vosha me një goditje nga distanca barazon shifrat në 1:1. Deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat, me të dyja skuadrat që nga ky takim arkëtuan nga 1 pikë. Në ndeshjet tjera Gostivari mundi 1:0 Brera Strumicën në transfertë, Voska Sport triumfoi ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me shifrat 2:1, ndërsa me të njëjtin rezultat Bregallnica mundi Rabotniçkin.

Ndërkohë xhiroja e 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë kompletohet të dielën me takimet Struga – Sileksi dhe Vardari – Shkëndija të cilat do të nisin nga ora 14:00.  /SHENJA/

MARKETING