Në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës humbën jetën 100 izraelitë

Në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës humbën jetën 100 izraelitë

Numri i izraelitëve që kanë humbur jetën në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës nën bllokadë, është rritur në 100 ndërsa i të plagosurve mbi 1.000, transmeton Anadolu.

Radioja e ushtrisë izraelite njoftoi se deri më tani 100 izraelitë kanë humbur jetën në sulmet e filluara nga krahu i armatosur i Hamasit. Ndërkohë thuhet se ka shkuar mbi 1.000 numri i të plagosurve në të gjithë Izraelin.

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se mëngjesin e sotëm ka nisur kundër Izraelit një sulm gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së”. Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa edhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.

Pas operacionit “Tufani i Aksa-së” edhe ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulm me dhjetëra avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës.

MARKETING