Aktivitete parandaluese të MPB-së për trafik më të sigurt, mbrojtje nga zjarri dhe krime pronësore
Nëpunësit policorë nga Sektorët e Punëve të Brendshme të Manastirit, Shtipit dhe Velesit gjatë ditës së djeshme (06.10) kanë kryer aktivitete parandaluese, para së gjithash në fushën e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes nga krimet pronësore.
Siç njofton MPB-ja, në rajonin e SPB Shtip, në Shtip ose më mirë në lokacione përreth tregut të qytetit janë kryer aktivitetet parandaluese të fokusuara kryesisht në mbrojtjen dhe parandalimin e vjedhjeve të xhepave, si dhe në parandalimin e vjedhjeve dhe mashtrimeve, të realizuara në disa lokacione në Dellçevë.
Në rrugën magjistrale A1 (Gradsko-Prilep) në afërsi të fshatit Sirkovo, Ssksioni për parandalim në SPB Veles dje ka kryer aktivitet parandalues në fushën e sigurisë në komunikacion, me theks të veçantë në përdorimin e detyrueshëm të rripave të sigurisë dhe ngasjen e automjetit me shpejtësinë e lejuar sipas kushteve në rrugë.
Në rajonin e SPB Manastir, më saktësisht në Makedonski Brod, nëpunës policorë nga SPB Makedonski Brod zhvilluan punëtori edukative nga sfera e komunikacionit me nxënësit nga SH.F.K. “Sveti Kliment Ohridski”, ndërsa nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacion në SPB Manastir në kuadër të shënimit të Javës së Fëmijëve në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Manastir mbajtën ligjërata për sigurinë në komunikacion për nxënësit e klasave të para.
Gjithashtu, janë organizuar dhe realizuar aktivitete parandaluese nga NJPB Resnjë dhe NJPB Demir Hisar, me temat e parandalimit dhe mbrojtjes nga prerja ilegale e druve dhe mbrojtja e pyjeve nga zjarret.