(VIDEO) Qytetarët të shqetësuar për rritjen e çmimeve, por edhe kritik ndaj vetes: Pak e kemi pasi heshtim!

(VIDEO) Qytetarët të shqetësuar për rritjen e çmimeve, por edhe kritik ndaj vetes: Pak e kemi pasi heshtim!

Rritja e tvsh-së të rreth 400 produkteve ushqimore nga qeveria i ka befasuar qytetarët për të keq. Disa qytetarë të intervistuar nga Televizioni Shenja, deklarojnë se për qeveritarët kjo nuk ndikon aspak, pasi sipas tyre, ata marrin rroga të majme.

QYTETARE

“Për ta është mirë, le të marrin rroga ka 10 mi euro, ndërsa për të tjerët as që ua ndin. Çka mendojnë ata, prej nënës e kanë këtë, prej neve marrin , për to. Kjo është vjedhje, a mendojnë ata për popullin a po aspak”.

QYTETAR

“Pa koment jam, sepse çdo ditë diçka e re bëhet, ndonjëherë punë  pozitive e ndonjëherë punë  negative. Un jam pensioner dhe mundona të mbrijë standardin me këtë pension që kam, për luks nuk ka, ka vetëm për të mbijetuar”.

QYTETARE MK

“Kur të thonë se i kanë ulur çmimet, atëherë dihet se i kanë ngritur, këtë e kemi mësuar më. Nuk është në rregull, ne jemi një popull mjaftë të talentuar që mundemi të bëjmë dallimin se a do të ngriten apo do të ulën çmimet, megjithatë nuk në rregull, diçka është duke u përzi me këtë shtet”.

Një qytetar tjerë i cili jetonte në Suedi, tha se kjo ngritje e TVSH-së për disa produkte ushqimore, është e pakuptim, siç thot ai, qeveritarët para disa ditëve deklaruan se do ti ulin çmimet, ndërsa tash sipas tij, e bëjnë të kundërtën.

QYTETAR

“Kjo është shumë edhe për qytetarët të cilën vijnë nga jashtë sikurse une. Kur shof këtu disa çmime me atje ku jetojë unë në Suedi, shum pak dallin kan çmimet,kështuqë një puntor i thejshtë ose njeri i thejshtë un nuk e di si mundet të egzistojnë dhe të jeton, shum vshtirë është, më dhimben shumë njerëzit këtu që jetojnë, por kjo qeveri nuk e di se deri kur do të shkon kështu, është mëkat për qytetarët, jo për diçka tjetër”.

E disa të tjerë mendojnë se për këtë popull këto çmime madje janë pak.

QYTETAR

“Për këtë popull edhe kjo është pak, pasi heshtë. Ata nga data 1 sërish do ti rrisin rrogat, ndërsa për neve do të jetë njejtë”.

QYTETAR

“Për çdo ditë shkon tu u thellu situata, ndokush mundet ti mbulon hargjimet e ndokush jo, varet se çfarë punë kan. Çmimet rriten dhe kriza ashtu fitohet”.

Ankesa për çmime të larta kishte edhe nga shumë qytetar tjetër të cilën nuk deshën të flasin para kamerave. Ata shpresojnë se një ditë çmimet të kthehet në normalitet dhe të jenë të kapshme për të gjithë kategoritë e qytetarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING