(VIDEO) Eksperti ekonomik Visar Ademi: Kjo masë e TVSH-së tregon se borxhet e akumuluara nga Qeveria do t’i paguajnë qytetarët

(VIDEO) Eksperti ekonomik Visar Ademi: Kjo masë e TVSH-së tregon se borxhet e akumuluara nga Qeveria do t’i paguajnë qytetarët

Eksperti i ekonomisë Visar Ademi e vlerëson si masë kontradiktore masën e rritjes së TVSH për 400 produkte ushqimore, me masën paraprake të ngrirjes së çmimeve.  Ai thotë se në qoftë se ajo masë do të ndikonte që konsumatori të paguante një çmim më të ulët të produkteve bazë  ushqimore kjo e dyta tani është e pakuptimtë sepse do të ketë një lloj reprekursioni në shterjtimin e të gjitha produkteve bazë ushqimore gjë që do ta rëndonte shumë edhe buxhetin familjar të qytetarëve të Maqedonisë si dhe shtrejtimi i këtyre produkteve do ta bënte edhe ekzistencën që të jetë akoma më e keqe për qytetarin.

VISAR ADEMI, EKSPERT EKONOMIK

“Do të sjellë varfëri më të madhe të skajshme, do të sjellë mirëqenë më të ulët ekonomike dhe normalisht do të ketë edhe një reprekursion të madh në kuptimin e rritjes ekonomike të shtetit”.

Ademi potencoi se qeveria është konfuze dhe nuk ka strategji të qartë të mbrojtjes së konsumatorit dhe qytetarit. Ai tha në qoftëse ato tërë kohë flasin që qeveria do tu del në mbrojtje qytetarëve me masat e uljes së çmimeve dhe ngrirjes së çmimeve, tani kjo masë e TVSH do të jetë e përhershme.

VISAR ADEMI, EKSPERT EKONOMIK

“Në qoftë se ato ishin të përkohshme dhe kishin një datë skadence  që jepshin një lloj shprese që për një kohë të caktuar do të paguajnë më pak ose një nivel uniform të çmimeve tani kjo masë e TVSH do të jetë përgjithmonë me ne, kjo tregon që ato nuk kanë një strategji, kjo tregon që mbase shteti është në humbje të mëdhaja dhe TVSH e kanë si të vetmin burim të ekzistencës tregon normalisht që të gjitha borxhet publike që ato I kanë akumular me vite do ti paguajë qytetari në fund edhe kjo faturë vjen te qytetari”.

Ademi theksoi se kjo masë tregon poashtu që rritjet e pagave të funksionarëve dhe të gjitha pagave tjera skanë pasur as edhe një logjikë ekonomike përveç asaj që tani po e shohim nëpërmjet shtrejtimeve të mund të balancohet ose të vihet në ekuilibër bilanci i pagesave të shtetit.

Sa i përket revoltave Ademi tha se ky popull ka pasur edhe vendime më të rrezikshme edhe nuk ka dal të revoltohet me qëllim që gjithmonë ka pasur ndonjë frikë politike dhe se mendon se qeveria do të mundohet të na frikëson me konceptin e zgjidhjes të ndryshimeve kushtetuese, apo me zgjidhjen e çështjes së Bullgarisë, sepse këto janë gjithmonë çështje të cilat ato i përdorin saktë çdoherë që ka shtrejtime. “ Por gjithsesi qëndrimi në Maqedoni do të jetë i padurueshëm edhe do të ketë reprekusion të madh në qëndrueshmërinë e nji ekzistence të një familje. Nëqoftëse në Maqedoni ka pasur diku afër 1/3 që jetonte në varfëri  tani ky numër do të ritet akoma më tepër”. tha Ademi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING