Baerbock: Serbia provokoi me vendosjen e ushtarëve në kufi me Kosovën

Baerbock: Serbia provokoi me vendosjen e ushtarëve në kufi me Kosovën

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se vendosja e trupave serbe përreth kufirit me Kosovën, është e provokim nga pala serbe.

“Provokimet e palës serbe përmes rritje së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur situatën edhe më tej për këtë biseduam gjatë këtij takimi, ndodhi pas një sulmi tinëzar të një bande terroriste ndaj policisë Kosovës”.

“Presim nga Serbia të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR dhe ne bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe do kontribuojmë në afatgjatë për stabilitet”.

“Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse Serbia dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, tha ministrja e Jashtme gjermane.

Në konferencën e përbashkët në samitin e Tiranës ku po marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, ajo tha se Serbia tashmë ka nisur tërheqjen e këtyre trupave dhe kjo ka ardhur si pasojë e diskutimeve.
“Konferenca të këtilla i shërbejnë qëllimit që të mund të bisedojmë, sidomos për tema delikate. E kam thënë publikisht dhe e kam nënvizuar se në rrugën drejt familjes evropiane, nuk ka alternativë tjetër përpos që njerëzit të jetojnë në paqe, të mos lejojnë të kaluarën të ndikojë, dhe që para së gjithash të mos lejohet që fqinjët të dërgojnë ushtarë në kufijtë e fqinjëve. Këtë e kemi bërë të qartë edhe si BE. Por, trupat serbe janë reduktuar tashmë. Kjo nuk është rruga e duhur për bashkëjetesë”, deklaroi mes tjerash kryediplomatja gjermane.

“E kam cekur edhe në bisedat tjera se ne shqetësohemi se kemi parë në të kaluarën që, nëse në vend të parë është dialogu dhe jo përshkallëzimi, atëherë mbërrijmë hapa të mirë përpara. Për ne të gjithë është një shqetësim i përbashkët nëse do të mbërrihet në tensione tjera mes Kosovës e Serbisë, për ne është shumë e rëndësishme që mund të mbërrijmë te depërshkallëzimi i situatës”.

Ajo tha se si pasojë e zhvillimeve të fundit në vend, NATI ka vendosur të rrisë angazhimin në KFOR, ndërsa theksoi se vitin e ardhshëm edhe Gjermania do të dërgojë më shumë trupa në KFOR për të dhënë kontribut.

“Dua të them se rruga e suksesshme për deeskalim është rruga e bashkëpunimit, ne duam që të gjejmë këtu një bashkëpunim tredimensional – e para me palën kosovare, Policia kosovare ka një përgjegjësi të konsiderueshme për këtë, pastaj me EULEX-in dhe me KFOR-in. Mendoj se vendimi i NATO-s është shumë i rëndësishëm për sa i përket sigurisë në Kosovës, dhe KFOR-i i plotëson vazhdimisht këto përpjekje”, potencoi ministrja e Jashtme gjermane në këtë konferencë.

MARKETING