Kryeministri i Irlandës: Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së

Kryeministri i Irlandës: Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së

MARKETING

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, në një video-mesazh i jep mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtare e BE-së. Varadkar thekson se BE-ja mbron dhe respekton identitetin nacional të shteteve anëtare, ai flet edhe për zhvillimin ekonomik dhe përfitimet që ka vendi i tij si anëtar i BE-së.
“Irlanda e mbështet plotësisht kërkesën e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ne kemi hyrë në BE 15 vite më parë, kemi qenë një vend i pazhvilluar, madje një vend relativisht i varfër, sipas standardeve evropiane. Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të transformojmë ekonominë tonë, ta përmirësojmë atë, në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të ndërtojnë jetën e tyre aty, si dhe të zbulojnë mundësi të tjera”, thotë kryeministri irlandez në video-fjalimin e tij.
Varadkar, në fjalimin e tij, thekson se anëtarësimi i Irlandës në BE e ndihmoi vendin të mbrojë identitetin e tij nacional. Kryeministri i Irlandës dëshiron që Maqedonia e Veriut të bëhet sa më shpejt anëtare e familjes së madhe evropiane.

MARKETING

Sample Image

“Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të mbrojmë dhe ruajmë të identitetin tonë nacional. Shumë në atë kohë thanë se Irlanda do të gëlltitet nga i madhi Bashkim Evropian, por Unioni nuk funksionon ashtu. Ai respekton identitetet dhe diversitetin nacional. Dhe pres me padurim që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet familjes së BE-së sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë Leo Varadkar, kryeministër i Irlandës.

MARKETING