(VIDEO) Prej nesër rritet për 5% tvsh-ja e mbi 400 produkteve

(VIDEO) Prej nesër rritet për 5% tvsh-ja e mbi 400 produkteve

Prej nesër mbi 400 produkte ushqimore do të kenë rritje të tatimit të vlerës së shtuar nga 5% në 10%. Kjo bëhet si pasojë e vendimit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të publikuar në Gazetën zyrtare të RMV numër 203/2023. Vendimin për rritjen e TVSH-së për 5 për qind, qeveria e mori më 28 shtator të këtij viti.

MARKETING

Description of image

Produktet të cilat deri tani janë kategorizuar në bazë të nenit 30 të Ligjit për TVSH duke pas TVSH prej 5%  prej nesër do të kategorizohet në bazë të nenit 30-a të po këtij Ligj, rrjedhimisht për këto produkte do të ketë rritje të TVSH-së nga 5 në 10%. Vendimi është publikuar në gazetën zyrtare me datë 28.09.2023 dhe fillon të zbatohet 8 ditë pas publikimit,  konkretisht me 06.10.2023. ky vendim ndikon edhe në rritjen e çmimeve të cilat do të reflektojnë dhe ndikojnë ndjeshëm edhe për konsumatorët të cilët janë obligues për pagesën e TVSH-së. Ndër produktet që do të kenë rritje të TVSH-së janë : Mishi, produktet e qumështit si gjiza djathi, kaçkavalli, produktet e sheqerit, erëzat  pemët dhe perimet, uji, peshku.

Neni 30- a i ligjit për TVSH-në thotë:

Neni 30-A

“Norma preferenciale prej 10% zbatohet për shitjen dhe importin e produkteve të tjera për konsum njerëzorë në përputhje me nenin 30 të këtij ligji. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më në detaje përcakton mallrat dhe shërbimet nga paragrafët (1) dhe (2) të këtij neni, qarkullimi i të cilave tatimohet me shkallë preferenciale tatimore të tatimit mbi vlerën e shtuar prej 10%”.

Produktet me TVSH të rritur prej nesër do të rëndojnë xhepin e qytetarëve, ndërkohë një javë më parë qeveria ka bërë ulje të çmimeve të 50  produkteve ushqimore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING