(VIDEO) Ageler: Liderët t’ua sqarojnë qytetarëve pse duhet të miratohet ligji për amnisti

(VIDEO) Ageler: Liderët t’ua sqarojnë qytetarëve pse duhet të miratohet ligji për amnisti

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler tha se po vëzhgojnë nga afër procesin mbi Ligjin për Amnisti. Aggeler tha se ky nuk është as ligji i parë e as i fundit mbi amnistinë dhe se liderët politikë duhet të jenë transparent dhe t’u tregojnë qytetarëve se pse kjo është me rëndësi për ta. Më tej bëri me dije se ka njohuri që ligji është dorëzuar në Kuvend.

Angela Price Aggeler, ambasadore e SHBA-së në Shkup

“Gjëja më e rëndësishme për Ambasadën dhe SHBA-në është që ky proces të kaloj në mënyrë ligjore dhe transparente dhe qytetarët e këtij vendi të kuptojnë se çfarë po ndodh dhe përse është duke ndodhur. Liderët e zgjedhur t’ua sqarojnë opinionit se përse kjo është e rëndësishme për ta. Ky nuk është ligji i parë për amnisti dhe sigurtisht nuk do të jetë as i fundit. Ne do ta ndjekim nga afër”.

Aggeler nga fshati Rodovo ku u përurua një kopsht për fëmijë theksoi se sa i përket ndryshimeve kushtetuese, është shumë me rëndësi që të gjithë përfaqësuesit politik, të bëjnë gjënë e duhur, për vendin dhe për të ardhmen e tij.

Angela Price Aggeler, mbasadore e SHBA-së në Shkup 

“Është shumë e rëndëshishme për këtë vend të jetë në BE. Ju veç jeni në Evropë dhe duhet ta formalizojmë këtë që ta çojmë këtë vend në Evropë dhe të nisin bisedimet. E di që është e vështirë, por shihni këta fëmijë. Unë dua të sigurohem, ne nuk jemi në BE sepse ne jemi SHBA, mirëpo për këta fëmijë që ata të kenë mundësi për të ardhmen, kur të shkojnë në shkollë të mesme, kur të shkojnë në kolegj, pra ky është shembulli se përse kjo është e rëndësishme. Unë nxis liderët e secilës parti që të bëjnë gjënë e duhur për këtë vend dhe për këta fëmijë”.

Përndryshe, një ditë më parë Ligji për Amnisti është dorëzuar në Kuvend.

Ndërsa, ende nuk dihet se kur do të vazhdohet seanca për ndryshimet kushtetuese.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING