(VIDEO) Ligji për falje arrin në qeveri

(VIDEO) Ligji për falje arrin në qeveri

Pas Kodit Penal, Ligji për Amnisti, është përgatitur edhe Ligj për Falje. Madje, Ministria e Drejtësisë e ka dorëzuar Projektligjin për falje në procedurë qeveritare. Nga Ministria e Drejtësisë kanë bërë me dije se ky ligj është përgatitur vitin e kaluar, nga ekspertë të fushës.

Ministria e Drejtësisë

“Arsyet për miratimin e Ligjit për Falje, para së gjithash, rrjedhin nga mangësitë dhe zbrazëtirat juridike në ligjin ekzistues që u konstatuan në zbatimin e tij praktik, si dhe nga nevoja për normimin më të saktë të disa çështjeve që propozohen  të rregullohen me ligjin e ri. Ligji ekzistues për falje është miratuar në vitin 1993 dhe i njëjti ka pësuar ndryshime dhe plotësime të shumta, ndërsa disa dispozita janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”.

Ndër risitë e këtij ligji, është se presidenti mund të falë vetëm për dënim, e jo për ndjekje penale të personave të caktuar.

Gjatë hartimit të ligjit thonë nga Ministria janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese, nga të cilat thonë se veçanërisht të rëndësishme janë zgjidhjet që përmbahen në sistemet juridike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të atyre shteteve me të cilat kanë sisteme juridike të ngjashme.

Kjo është hera e katërt që në Maqedoninë e Veriut përgatitet Ligj për Amnisti. Hera e parë ka qenë në vitin 2017, hera e dytë kah fundi i vitit 2019 kur u votua amnistia për një pjesë të të akuzuarve për 27 Prillin dhe hera e tretë këtë vit kur u votua amnistia për shkelësit e protokolleve të Kovidit gjatë pandemisë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING