Turqia “neutralizon” shumë terroristë në Irakun verior
Türkiye ka shkatërruar 16 objektiva terroriste dhe ka “neutralizuar” shumë terroristë në operacionet ajrore në Irakun verior, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes njoftoi se për të eliminuar sulmet terroriste kundër Türkiyes nga Iraku verior dhe për të garantuar sigurinë kufitare duke “neutralizuar” PKK/KCK-në dhe elementë të tjerë terroristë, u kryen sulme ajrore për të shënjestruar shpellat, bunkerët, strehët dhe depot e përdorura nga grupi terrorist dhe që besohet se po strehoheshin terroristë të nivelit të lartë në rajonet Metina, Gara, Hakurk, Kandil dhe Asos.
“Një numër i madh terroristësh u neutralizuan duke përdorur sasinë maksimale të municioneve vendase dhe kombëtare në operacione”, tha ministria turke.
Ministria theksoi se të gjitha masat e nevojshme u morën gjatë operacionit për të parandaluar çdo dëm ndaj civilëve të pafajshëm, elementëve miqësorë, pasurive historike dhe kulturore, si dhe mjedisit.
Terroristët e PKK-së shpesh fshihen përtej kufirit në Irakun verior për të komplotuar sulme terroriste në Türkiye.
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.