Rritet numri i punëtorëve në muajin gusht, ulje ka në sektorin e minierave

Rritet numri i punëtorëve në muajin gusht, ulje ka në sektorin e minierave

MARKETING

Numri i punëtorëve në industri në muajin gusht është rritur për 1,3 për qind krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar, por ulje shënohet në sektorin e minierave për 1,7 për qind dhe në Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 5,9 për qind.

MARKETING

Sample Image

Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, rritje shënohet në sektorin e Industrisë së përpunuar për 1,9 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri shënon rritje te prodhimet kapitale për 13,5 për qind, ndërsa rënie ka te Energjia për 4,6 për qind. Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,9 për qind. Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 5,8 për qind dhe Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjërë për 1 për qind.

Në periudhën janar-gusht ka rritje të numrit të punëtorëve prej 0,9 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

MARKETING