QMK: Dje ka pasur 29 zjarre në ambiente ​​të hapura, dy janë aktive

QMK: Dje ka pasur 29 zjarre në ambiente ​​të hapura, dy janë aktive

MARKETING

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 29 vatra zjarri në ambiente ​​të hapur.
Është djegur kashtë, kullota, mbeturina, bar i thatë, vreshta, shkurre, pyje me kërcell të ulët, pyll me pisha dhe disa deponi, ndërsa në komunën e Vasilevës është djegur edhe një kasolle, sipas të dhënave nga Sektori për operim dhe Koordinimi në QMK.

MARKETING

Sample Image

Prej mëngjesit të sotëm, sipas raportimeve të marra në QMK, nga mbrëmja e kaluar ka edhe dy zjarre të tjera aktive. Ato janë në Komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Belicë (ku digjet bimësia e ulët dhe pylli me kërcell të ulët) dhe në Komunën e Çashkës afër fshatit Gorno Jabolçisht (ku digjen prerje të vjetra dhe drurë të vjetër ahu).

MARKETING