Është arrestuar një kontrabandist me emigrantë, janë gjetur 11 persona nga Siria

Është arrestuar një kontrabandist me emigrantë, janë gjetur 11 persona nga Siria

MPB kumtoi se sonte rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Stojakovë – Bogdanci, nëpunës të policisë e privuan nga liria M.S.(63) nga Shkupi, i cili në automjetin e tij ngarkues “man” me targa të Shkupit transportonte 11 emigrantë nga Siria.

Pasi që automjeti u ndal, nga ana e nëpunësve policprë u vërejt një bunker mes kabinës dhe pjesës ngarkuese, ku pas kontrollit të hollësishëm u gjetën emigrantët.

Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet padi penale adekuate.

MARKETING