Zaev i uroi mirëseardhje Ciprasit në Strumicë

Zaev i uroi mirëseardhje Ciprasit në Strumicë

Ish kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i uroi mirëseardhje në Strumicë ish kryeministrit grek Aleksis Cipras.

“Mirë se erdhe në Strumicë miku im Aleksis Cipras i cili sot është mysafiri im për vizitë private. Ne i kujtojmë përpjekjet dhe kontributet tona të përbashkëta ndaj paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe diskutojmë sfidat me të cilat po përballet rajoni sot. Është një nder i veçantë për mua  që miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe miqësia ime me Aleksisin shndërrohen në vlera të qëndrueshme dhe të çmuara”, ka shkruar pasdite Zaevi në Facebook.

MARKETING