(VIDEO) Opozita sulmon Grubin për kazinotë, BDI: Opozita shqiptare zëdhënëse e VMRO-së
Fronti opozitar i përbërë nga Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike sot drejtuan kritika lidhur me Ligjin për Lojërat e Fatit. Sipas tyre, prapa bizneseve të kazinove qëndron zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Këto akuza i artikuloi deputeti Fandil Zendeli, i cila tha se është marrë një vendim për krijimin e një kompanie tjetër për lojërat e fatit, e quajtur Viedo Lotaria e Re Shtetërore, si dhe vendime shtesë edhe për tre zinxhirë të rinj të shtëpive të lojërave të fatit online.
Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa
“A do të guxojë Arbër Ademi dhe Talat Xhaferi të pranojnë para qytetarëve se në Kuvend dëgohet vetëm zëri i Artan Grubit? Për të përfunduar, kur bëhet fjalë për interesa biznesi për kryesinë e BDI-së, as flamuri evropian nuk ndihmon. Kulmi i këtij oktapodi të lojërave të fatit është padyshim Artan Grubi, i cili ka shtrirë tentakulat e tij pothuajse në të gjitha format e lojërave të fatit”
Opozita nuk është dakord me distancimin e shtëpive të lojërave të fatit 500 metra larg shkollave, pasi siç thonë kjo është e parëndësishme, dhe se këto objekte duhet larguar plotësisht nga zonat urbane.
Nga Bashkimi Demkratik për Integrim iu përgjigjën akuzave të opozitës shqiptare duke i quajtuar ata megafon dhe zëdhënës të VMRO-së. Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, tha se për ta vërtetuar se VMRO me opozitën shqiptarë janë në një linë, janë të mjaftueshme deklarata e tyre të njëjta.
Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së
“Të gjitha punët të cilat i nisë VMRO-DPMNE, e ashtuquajtura opozitë e bashkuar shqiptare të njejtat i vazhdon madje edhe i mbështet. Bashkë e kanë bllokuar propozim ligjin për lojërat e fatit. Vetëm sa për të rikujtuar versioni i parë i këtij ligji është dorëzuar në Kuvend në qershor të vitit 2021 dhe si komision amë ka qenë komisioni për financa dhe buxhet. Asnjëherë ama asnjëherë nuk është konvokuar seancë e komisionit për financa dhe buxhet për të aprovuar këtë propozim ligj ngase ky komisioni drejtohet nga VMRO-DPMNE”
Sipas Arbër Ademit, për të shmangur bllokadat, ata si Qeveri e kanë dorëzuar këtë ligj me flamur evropian. Ai tha se me këtë ligj parashihet që lojërat e fatit, kazinot, bastoret, njëherë e përgjithmonë të jenë larg shkollave fillore dhe të mesme.
Linda Ebibi /SHENJA/