(VIDEO) Mexhiti: Nuk do të lejoj që të vonohen tenderët

(VIDEO) Mexhiti: Nuk do të lejoj që të vonohen tenderët

Ministri i Shëndetësis Fatmir Mexhiti u zotua se sa është ai në krye të këaj ministrie, nuk do të lejoj që të ketë vonesë te tenderimeve dhe prokurimeve publike për barna, përveç në rastin kur nuk ka ndonjë komponentë ose materie. Kështu u shpreh ai, referuar blerjes së glukometrave dhe shiritave për diabetikët.

Ministri Mexhiti njoftoi se tashmë kanë arritur 5.000 aparate për matjen e sheqerit në gjak dhe se gjatë muajit në vijim do të arrijnë edhe 17.000 të tjerë.

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë

“Në lidhje me atë kur dhe nëse do të vonohen, do të thotë 5000 glukometër kanë mbërritur këtë javë, pritet që muajin e ardhshëm, gjegjësisht nga java tjetër të vijnë edhe 17.000, me të vërtet kërkojmë mirëkuptim, me të vërtet kërkojmë falje”.

Në pyetjen se a ka pasur ankesa nga qytetarët për shkak se glukometrët vinin në ambalazh të papërshtatshëm dhe pa udhëzime për përdorim, ministri u përgjigj se i kërkuan kompanisë që kjo të mos ndodh në të ardhmen.

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë

“Ne bëmë përpjekje dhe kërkuam që kompania t’i vendoste në një kuti dhe të kishte udhëzime, që të mos barten kështu në të ardhmen. Natyrisht që diabetikët kanë të drejtë në këtë rast, por ligjet janë ato, për prokurimet publike dhe ne duhet t’i respektojmë. Unë si ministër dhe Ministria e Shëndetësisë ju garantojmë se janë cilësore, efektive dhe të mira”.

Mexhiti mohoi spekulimet se glukometrat kanë qenë në ndonjë magazinë.

Emine Ismaili .SHENJA/

MARKETING