(VIDEO) Mickoski dhe Kovaçevski ironizojnë njëri tjetrin për “amnistinë për “Monstrën”

(VIDEO) Mickoski dhe Kovaçevski ironizojnë njëri tjetrin për “amnistinë për “Monstrën”

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pyet nëse kryeministri në seancat e Qeverisë po i lexon ligjet që miratohen, apo po sillet si turist. Kjo i referohet deklaratës së kryeministrit se do të ndërhyjnë me amendamente në rast se në Ligjin për Amnisti përfshihen edhe të burgosurit e rastit “Monstra”.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Shpresoj se Kovaçevski nuk është turist në mbledhjet e Qeverisë dhe kur vijnë tekstet e propozim-ligjeve fiton informacion të detajuar se çfarë përmbajnë ato ligje, posaqërisht ligje të këtilla specifike, dhe ai i lexon. Nëse nuk e  ka bërë këtë, atëherë duhet një orë e më parë të largohet nga vendi që është. Ligji ende nuk ështrë sjellur në Parlament , po flasim për amendamente që vijnë nga vetë Qeveria, parashtrohet pyetje çfarë kanë bërë gjithë ata në seancë të Qeverisë, kur është rishikuar ky ligj”.

Nga deputetët një ditë me parë, kryeministri Dimitar Kovaçevski u pyet nëse si prind është i gatshëm t’i amnistojë të denuarit e rastit “Monstra”.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Sapo ligji të hyj në procedurë parlamentare, nëse ka raste të tilla, grupi parlamentar i LSDM-së do të parashtroj amendamente me të cilat të njejtat do të jenë të jenë të përjashtuara nga amnistia”.

Përndryshe, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga një ditë më parë la të hapur mundësinë nëse këta persona mund të jenë në mesin e të burgosurve që do të amnistohen. Megjithatë tha se kalkulimet do të bëhen më vonë nga shërbimet e tyre.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING