(VIDEO) Ali Ahmeti fton gratë të luftojnë për drejtësi dhe barazi

(VIDEO) Ali Ahmeti fton gratë të luftojnë për drejtësi dhe barazi

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti mbrëmë në manifesimin “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, të organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta, dega e BDI-së në Çair, tha se organizimi i këtij eventi për të drejtat e grave është vazhdim i përpjekjeve për të kërkuar drejtësi dhe barazi. Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se ky forum e kthen kujtesën tek e kaluara ku në të gjitha aktivitetet që nga fillimi i protestave të lëvizjeve studentore, kanë qenë bashkë në kërkim të të drejtave tona që na mohoheshin.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

“Gratë dhe vajzat, nënat kanë qenë pjesë e pandarë e luftës si në llogore e pozicione ashtu edhe në ndihmë, me të gjitha mjetet që posedonin në ndihmë të vëllezërve dhe motrave të tyre në front. Pradaj të nderuara nuk ka nevojë të bëni kërkesa, të kërkoni barazi dhe ngritje të motrave dhe grave shqiptare. Unë nëse kam pasur ndonjë pakënaqësi dhe revoltë të brendshme ka qenë ajo pjesë e jetës time në politikën legale”. 

Deputetja Arta Bilalli Zendeli tha se shkollimi i vajzave tona mundësohet në qendër të qytetit të Shkupit në universitet shtetëror dhe universitete tjera të cilat kanë mundësuar që nëpër institucione të ndryshme të vendit ne të shërbehemi nga shqipëtarët.

ARTA ZENDELI DEPUTETE BILALLI

 “Dhe sot në institucione në nivel lokal dhe shtetëror na shërbejnë shqipëtar e shqipëtare. Shqipëtar e shqipëtare një pjesë e mirë e të cilëve janë pikërisht rezultat apo produkt I këtyre universiteteve që funksionojnë shqip edhe midis Shkupit dardan. Të dashura zonja si arsimi sipëror ashtu edhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i cil jeton sot dhe ne jetojmë me atë përfaqësim të drejtë dhe adekuat janë pjesë dhe produkt i politikave vizionare dhe largpamëse të BDI-së dhe Ali Ahmetit”.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se detyrimi ka mbetur tek ai dhe të gjithë bashkëpuntorët e tij se si të arrijnë ta avancojnë gruan shqiptare, sepse në sajе të ngritjes dhe shkollimit të gruas e sheh edhe shkallën e ngritjes së një kombi.

 

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING