(VIDEO) Ndryshimet e kodit penal, opozita shqiptare: BE-ja reagon, ndërsa Ahmeti nënçmon

Opozita e bashkuar shqiptare, konkretisht partia Alterntiva, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike nëpërmjet një preskonference para Misionit të Bashkimit Europian në Shkup, kanë dëshmuar në mënyrë simbolike se i mbështesin qëndrimet e BE-së kundër ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.
MARKETING
“Tashmë nuk është aspak e nevojshme të komentojmë e të shpjegojmë ne për të konstatuar se kush po e keqpërdor “Europën”. Është vetë ambasadori i BE-së ai që ka deklaruar se Komisioni Evropian ka reaguar për përdorimin e flamurit të BE-së për ndryshimet në Kodin Penal dhe se BE-ja e konsideron të papërshtatshme këtë, duke shpjeguar se kjo është një çështje që kërkon diskutim, aq më shumë që këto ndryshime janë rrezik për shtetin e së drejtës përderisa e hapin rrugën e rritjes së mosndëshkimit”.
Nga opozita shqiptare thonë se si kundërpërgjigje për Brukselin, është deklarata e Ali Ahmetit para disa ditëve kur tha se “edhe Brukseli edhe Uashingtoni, kur të hyjnë në analizë më të thellë, do t’i kuptojnë arsyet. Ata akuzojnë edhe për keqpërdorimin e flamurit evropian.
“E tash kur edhe vetë BE-ja ka reaguar negativisht ndaj këtij ndryshimi, ata përsëri dalin të manipulojnë duke thënë se “mos u shqetësoni, sepse BE-ja e SHBA-ja nuk e kanë kuptuar mirë arsyen e atij ndryshimi në Kodim Penal dhe nuk e dinë sa i rëndësishëm është ky ndryshim”. Ofendim më të madh BE-së dhe SHBA-së, në këto 20 vjetët e fundit, nuk u ka bërë askush. Sidoqoftë, vërtet ky shpjegim nxit shumë pyetje. Për shembull, cilat ministra të Ahmetit e të kësaj qeverie janë më të mirë në analizën se çka është e mirë për drejtësinë sesa ekspertët e BE-së nëse vërtet janë aq të mirë për t’i vlerësuar ndryshimet e nevojshme?”.
Ata pyesin se cili flamur e ka radhën të manipulohet? A është koha që Europa të marrë leksione nga “ekspertët” e LDSM-së, BDI-së dhe ASH-së me analizat në sistemin e drejtësisë? Edhe sa ndryshime jorelevante do të bëhen nën flamurin europian? Sipas tyre këtyre pyetjevenë ditët në vijim do ti përgjigjet, siç thonë ata “eksperti i integrimit europian”, Ali Ahmeti. //SHENJA/