(VIDEO) Korrupsioni nxitet nga mos-ndëshkueshmëria e atyre që korruptohen

(VIDEO) Korrupsioni nxitet nga mos-ndëshkueshmëria e atyre që korruptohen

Drejtori i Institutit për Demokraci dhe Analizë Ekonomike (IDEA), Omer Ajdini, në intervistën e djeshme për Televizionin Shenja, i cili  prezantoi platformën më të re të këtij Instituti, të tilluar “Pasqyra e Komunave”. Ajdini sqaroi se kjo platformë është e kyçyr në ueb-sajtin e Institutit “IDEA”, e cila bën monitorimin e punës së komunave, me objektivin kryesor siç thotë ai, ta rrisin transparencën, llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë në nivel lokal.

Omer Ajdini, në këtë intervistë  mes tjerash sqaroi se pse është kaq i madh korrupsioni në nivel lokal dhe qendror. Ai thotë se komunat në Maqedoninë e Veriut kanë shumë mungesë pro-aktive, siç janë, infromatat, të dhënat të cilat komunat duhet ti plasojnë në ueb-sajtet e tyre, ose në kanalet e komunikimit, pa ua kërkuar ligji. Sipas drejtorit të Institutit IDEA, një ndër arsyet kryesore që korrupsioni është në nivel të lartë në vend, është mos-ndëshkueshmëria ndaj atyre që korruptohen.

OMER AJDINI, DREJTOR I INSITUTIT PËR DEMOKRACI DHE ANALIZË EKONOMIKE IDEA

“Është faktë,pra intutucionet ndërkombëtare në mënyrë objektive  e masin korrupsionin, ose nivelin e korrupsionit, ose të paktën preceptimin për nivelin e korrupsionit, p.sh Transparency International e mat nibelin e korrupsionit në të gjitha shtetet dhe, edhe në Maqedoninë e Veriut dhe nëse e shohim nivelin që rangohet Maqedonia e Veriut është e tmerrshme, kemi korrupsion të nivelit të lartë, i cili përceptohet që është në nivelin e Mongolisë, ose në nivelin e shteteve afrikane, të cilët dekafto janë totalishtë jo-funksioanle. Arsyet e korrupsionit janë shumë të mdhaja dhe shumë të thella dhe për mendimin tim duhet të merren masa shumë serioze që të premisohet kjo”

I pytur se sa jepet hapsirë grave në pozitat udhheqëse, Ajdini tha se fatkeqësishtë grat në vendin tonë janë relativishtë të margjinalizuara edhe pse siç thot ai, aty ku ata kanë udhhequr praktika tregonë se kanë pasur sukses.

OMER AJDINI,DREJTOR I INSITUTIT PËR DEMOKRACI DHE ANALIZË EKONOMIKE IDEA

“Korniza ligjore nuk parasheh rrregullim të këtij fenomeni, pra korniza ligjore e rregullon e reggullon përfaqësimin e grave nëpër lista zgjedhore, pra flasim për deputetë ose për këshilltarë komunal, në atë dikun 30 përdind duhet të jenë femra. Ndërsa në qeverisje, në ekzekutiv, në pozita udheqëse, kjo nuk është e rregulluar dhe në atë rastrë ne e shohim margjinalizimin e grave, sepse nuk egzistonë ndonjë masë mbrotje për ta siguruar pozitën që ata e kanë, p.sh nëse e marrim në 10 vitet e fundit, përfaqësimi i grave në ekzekutiv, në pozita udhheqëse nuk ka shkuar mbi 35 përqind”.

Omer Ajdini beson fuqishëm se Instituti  që ai menaxhon pra, “IDEA”, do tju japë një shtyjte shumë të madhe komunave,  për ta rritur efiçencën e tyre në dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING