(VIDEO) Raporti i Komisionit Europian: Rritet gjuha e urrejtjes dhe dhuna mes shqiptarëve dhe maqedonasve

(VIDEO) Raporti i Komisionit Europian: Rritet gjuha e urrejtjes dhe dhuna mes shqiptarëve dhe maqedonasve

Gjuha e urrejtjes dhe dhuna mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe sulmet dhe gjuha  e urrjetjes ndaj kombësisë rome. Këto janë vërejtjet në raportin e fundit të Komisionit Evropian kundër racizmit dhe jotolerancës.

Aty thuhet se vitetet e fundit jo zyrtarisht ka pasur 800 incidente të motivuara nga urrejtja. Në rreth 70% të këtyre rasteve bëhet fjalë për incidente mes të rinjëve nga etnia maqedonase dhe shqiptare, të cilat më së shpeshti nuk janë denoncuar.

Komisionit Evropian kundër racizmit dhe jotolerancës

“Gjuha e urrejtjes mes maqedonasve dhe shqiptarëve po ndodh në ndërveprimet e përditshme ndërmjet pjesëtarëve të dy grupeve etnike. Për shembull, mes nxënësve në transportin publik. Duket se shumica e këtyre incidenteve nuk janë denoncuar tek institucionet kompetente. Është pozitive që edhe krahas tensioneve të vazhdueshme ndëretnike mes të dyja etnive, deri tani nuk ka sjellë në nivel të thekuar të urrejtjes fetare dhe jo tolerancës ose të gjuhës së urrejtjes anti-kristiane ose anti-muslimane”.

​Derisa raporti pozitivisht bënë vërejtje për iniciativat në korrniza të strategjisë nacionale të romëve, megjithatë theksohet nevoja e inkluzionit më të madh të romëve në sferat e strehimit, shkollimi, punësimit si dhe miratimit të Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2023.

Komisioni në Raport mes tjerash ndalet edhe tek sulmet ndaj personave të cilët vetëidentifikohen si bullgar dhe ndaj qendrave kulturore bullgare, të cilat shkaktojnë shqetësim.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING