Gjenerali amerikan: Ukraina ka çliruar më shumë se 54% të territorit të pushtuar që nga fillimi i luftës

Gjenerali amerikan: Ukraina ka çliruar më shumë se 54% të territorit të pushtuar që nga fillimi i luftës

Ushtria ukrainase ka çliruar më shumë se 54% të territorit të pushtuar nga Rusia. Kështu u shprehtë martën kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Mark Milley, shkruan CNN.

Milley vlerësoi çdo avancim ukrainas dhe “çdo centimetër të territorit të rikuperuar” për shkak të “trimërisë, nderit dhe sakrificës së pabesueshme të bërë nga populli ukrainas dhe ushtria e tyre.

“Ukraina vazhdon të bëjë përparim të qëllimshëm dhe të qëndrueshëm në çlirimin e atdheut të saj nga pushtimi rus.”, theksoi ai.

“Deri më sot, Ukraina ka çliruar mbi 54% të Ukrainës së okupuar nga Rusia dhe ata vazhdojnë të mbajnë iniciativën strategjike”, tha Milley në një konferencë shtypi pas takimit të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

MARKETING