Arrestohet 33 vjeçari nga Haraçina, dyshohet për tentim për vrasje në Aerodrom

Arrestohet 33 vjeçari nga Haraçina, dyshohet për tentim për vrasje në Aerodrom

Policia ka njoftuar se sot ka arrestuar 33 vjeçarin F.A nga Haraçina për shkak të dyshimit se më datë 11.09.2023 rreth orës dy pas mesnate, në rajonin e Aerodromit, ka sulmuar me mjet të fortë V.S (30) dhe M.N (38) nga Shkupi, duke ju shkaktuar lëndime.
“Sot është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër F.A për veprën penale ‘tentim për vrasje’ dhe ‘dhunë’ dhe gjatë ditës ai do të nxirret përpara Gjykatësit të procedurës paraprake”, ka njoftuar policia, transmeton SHENJA.

MARKETING