Mexhiti: Do të ketë zgjidhje, do të dihet saktë kush është fajtor
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti pohon se rasti “Onkologjia” do të ketë zgjidhje. Do të dihet saktë, me emër dhe mbiemër, kush e ka shkelur ligjin, ndërsa do të ketë edhe pasoja përkatëse. Siç deklaroi sot, me nismë të tij, ai është në komunikim të përhershëm me MPB-në dhe me Prokurorinë dhe pyet deri ku janë procedurat.
Deri më tani, tha në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë arritur ankesa nga pacientë ose të afërm të tyre lidhur me Onkologjinë , por apelon që qytetarët të denonocojnë pfarëdo qoftë dyshimi për mjekim të padrejtë eventual.
Sipas Mexhitit, Ministria e Shëndetësisë është maksimalisht e hapur dhe transparente për bashkëpunim sepse dëshiron që të kontribuojë për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.
Lëshime nuk do të ketë, nënvizoi ministri, duke iu referuar pyetjeve të gazetarëve pas lëshimit në përdorim të pajisjes së re në SPQ “8 Shtatori”.
Ai pohon se pasi që ka ardhur në funksion, veprpohet në mënyrë më rigoroze që të mos lejohen çfarëqo qoftë keqpërdorime ose parrregulli, ndërsa kështu do të jetë, siç theksoi edhe më tej.
Sipas tij, ajo që tashmë është bërë nuk mund të zgjidhet brenda natës.
Ai pëkujtoi në mungesën e kuadrit, me vërejtjen se edhe kjo çështje do të zgjidhet. Paralajmëroi se në Klinikë do të ketë punësime të reja.