PDE: Skandali në Onkologji duhet të nxjerr para drejtësisë personat e involvuar

PDE: Skandali në Onkologji duhet të nxjerr para drejtësisë personat e involvuar

Për fat të keq skandali që ka ndodhur në Klinikën e onkologjisë nxjerr në sipërfaqe se krimi dhe korrupsioni kanë depërtuar thellë në çdo pore të shoqërisë.

Partia Demokratike Evropiane inkurajon institucionet e rendit dhe drejtësisë që të kryejnë me seriozitet hetimet dhe përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar dhe kriminal të marrin dënimin e duhur.

Tani më shumë se asnjëhere duhet të fillohet betejë pa komromis me krimin e organizuar dhe korrupsionin, fenomene këto që për çdo ditë humbin besimin e qytetarëve në institucionet e vendit dhe ndikojnë në largimin masiv të tyre nga vendi.

Koha e personave të paprekshëm dhe të mbrojtur nga institucionet duhet të merr fund, ndërsa rasti me Klinikën e onkologjisë është alrami i fundit që institucionet të veprojnë dhe fajtorët të marrin dënimin maksimal.

Thënia se “korrupsioni vret” si asnjëherë më parë dëshmohet me këtë rast, prandaj vlersojmë se ky është alarmi i fundit për të dëshmuar në vepër se krimi dhe korrupsioni nuk do kalojnë pa u dënuar.

Besimi në institucionet të të gjitha sferave mund të rikthehet vetëm duke luftuar fenomenet devijante, përndryshe çdo deklarim verbal për aspirata drejt vlerave evropianë është i barazvlefshëm me zero nëse nuk fillohet seriozisht të punohet në parandalimin e këtij “kanceri” të quajtur krim dhe korrupsion i cili për fat të keq ka depërtuar në të gjitha nivelet e shoqërisë.

 

MARKETING