Shkupi ndërpret serinë pozitive të Shkëndijës, barazim pa gola në Tetovë

Shkupi ndërpret serinë pozitive të Shkëndijës, barazim pa gola në Tetovë

Derbi shqiptar Shkëndija – Shkupi i vlefshëm për xhiron e 6-të në elitën e futbollit vendor, ka përfunduar me barazim pa gola. Pjesa e parë nuk dhuroi futboll kualitativ në fushë, teksa në fraksionin e dytë vendasit ishin më aktiv para portës, mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Në ndeshjet tjera Sileksi mundi në transfertë Gostivarin me rezultatin 2:1, Voska Sporti mposhti 2:0 Bregallnicën, Brera Strumica barazoi pa gola me Rabotniçkin, ndërsa Vardari triumfoi ndaj Makedonija Gjorçe Petrvit me shifrat 2:1. /SHENJA/

MARKETING