Mickoski kërkon edhe përgjegjësi politike për skandalin në onkologji

Mickoski kërkon edhe përgjegjësi politike për skandalin në onkologji

Për rastin në Klinikën e Onkologjis, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkon përgjegjësi penale dhe politike sepse sipas tij, nuk është vepruar së paku 6 muaj dhe është lejuar të humben jetë njerëzish. Sipas Mickoskit është shokuese ajo që po ndodh në shëndetësi, duke kujtuar billbordet e LSDM-së, për shëndetësi evropiane, ndërsa siç tha po shohim mafia shëndetësore.  Ai poashtu tha se VMRO për këtë ka paralajmëruar qysh prej para dy vitesh, ndërsa shtoi se mediat kanë shkruar prej para 6 muajsh.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Pas disa muajsh nga sot, të gjithë këta njerëz që janë pjesë e kësaj mafie shëndetësore, e cila përfiton në kurriz të qytetarëve që e kanë humbur jetën e tyre, do të dalin para drejtësisë dhe normalisht në pajtim me faktet do të sanksionohen. Krahas përgjegjësis penale, duhet të kërkohet edhe përgjegjësi politike për ata që e kanë ditur për këtë situatë dhe me vite nuk kanë ndërmarrë asgjë”. /SHENJA/

MARKETING