Ministri i Shëndetësisë mbështet aksionin e policisë në onkologji

Ministri i Shëndetësisë mbështet aksionin e policisë në onkologji

Pas aksionit të Prokuroris dhe policisë në Klinikën e Onkologjisë, është deklaruar edhe Ministria e Shëndetësisë. Ata përmes një komunikatë për media kanë shprehur qëndrimin e ministrit Fatmir Mexhiti, i cili e mbështet këtë aksion dhe thekson se do të denojë çdo veprim të paligjshëm, nga individë, apo grup i caktuar.

“Mbështetje të fortë për aksionin e prokurorisë dhe policisë në Klinikën e  Onkologjisë. Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit”, janë shprehur nga Ministria e Shëndetësisë. Më tej kanë thënë se presin nga institucionet që të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin.

MARKETING