(VIDEO) Komisioni për mbikëqyrjen e funksionimit të AKMIS-it në gjykata konstatoi lëshime të Këshillit Gjyqësor

Komisioni për Mbikëqyrjen e Funksionimit të AKMIS-it në gjykata ka kryer mbikëqyrje në katër gjykata themelore në vend, Berovë, Krushevë, Kratovë dhe Kumanovë ku dhe ka konstatuar lëshime të shumta. Në këto katër gjykata komisioni ka vërejtur:
MARKETING
-Mosrespektim të plotë të dispozitave ligjore për largim dhe përfshirje, si dhe përjashtim të gjyqtarëve nga AKMIS
-Numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve në gjykatat më të vogla me juridiksion themelor
-Numër të pamjaftueshëm të profesionistëve nga lëmia e TI në gjykata
-Arkivim i lëndëve në mënyrë të ndërprerë dhe mungesa e hapësirës adekuate arkivore, ato mbahen në bodrume
-Mosshpallja e konkurseve për punësim dhe promovime pavarësisht pëlqimit të marrë nga kryetarë të mëparshëm
-Incizimi i zërit kryesisht nuk funksionon
Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se edhe në periudhën në vijim ata do të jenë transparent dhe do t’i publikojë në faqen e saj të internetit të gjitha proçesverbalet nga mbikëqyrjet e kryera në gjykata.
/SHENJA/