(VIDEO) Inspektorati i mjedisit jetësor për 6 muajt ka shqiptuar 25 sanksione kundërvajtëse

(VIDEO) Inspektorati i mjedisit jetësor për 6 muajt ka shqiptuar 25 sanksione kundërvajtëse

Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor për 6 muajt e parë të vitit ka shqiptuar 25 sanksione kundërvajtëse dhe ka realizuar 1072 inspketime në terren. Drejtori Sreten Stojkovski se kanë shqiptuar sanksione maksimale deri në 556 000 euro.

Sreten Stojkovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësorë

“Ka pasur 24 sanksione kundërvajtëse, janë inicuar procedura në pajtim me ligjet me sanksione maksimale deri në 556 000 euro, në kundërvlerë të denarit për veprat e bëra. 180.000 euro për  Kompaninë e çimentos ‘USJE’, 180 000 euro për NQP Shkup, 110 000 euro për ‘Pejpermil’ Koçan, 76.000 euro ‘BE Grup Radovish, 10 000 euro ‘Flauer Pauer’ nga Vevçani. Ende janë në procedurë disa lëndë për disa Ndërmarrje Publike të Ujit”.

Ai më tej njoftoi se për të njejtën periudhë kanë marë edhe 50 ankesa të qytetarëve.

Sreten Stojkovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor

“Nga 50 kërkesat e pranuara nga qytetarët, 9 kanë qenë të dedikuara për inspektorët e Mjedisit Jetësor, gjithë të tjerat për veprime të inspektorëve komunal për Mjedis Jetësor, si dhe punë komunale. Më së shpeshti ankesat e qytetarëve janë për menaxhim me deponinë, djegje e deponisë dhe të ngjajshme”.

Sa i përket deponime Stojkovski tha se zgjidhje për këto probleme dihet, ndërtimi i qendrave rajonale për menaxhimin e qëndrueshëm me mbeturinat sipas sntadardeve ekologjike evropiane. Ai shtoi se grante financiare të BE-së ka, megjithatë ka 30 vite që nuk është ndërtuar asnjë deponi sanitare.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING