MPPS: Pensionet të paguhen në fillim të muajit si para pandemisë

MARKETING

Me pagesën e pensionit për muajin gusht kthehet mënyra e rregullt e pagesës në vend të pagesës së parakohshme të pensionit, që u vendos për shkak të shpalljes së pandemisë në shtet dhe miratimit të masave për mbrojtje nga koronavirusi.

MARKETING

Sample Image

“Gjatë kohëzgjatjes së pandemisë, në bashkëpunim me bankat afariste, është bërë pagesa e parakohshme e pensioneve në katër grupe, si pjesë e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit tek pensionistët si grupmosha më e prekur dhe me qëllim për të reduktuar bllokimet para bankave dhe mundësitë e rrezikimit të shëndetit personal dhe publik”.

“Për shkak të përfundimit të pandemisë, bankat komerciale përmes Shoqatës së Bankave të Maqedonisë po ndërpresin praktikën e mëparshme të pagesës së parakohshme të pensioneve, me çka pensionet do të paguhen më 1 të muajit, drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

MARKETING