VMRO-DPMNE: Bujar Osmani u jep tenderë të afërmve të ish-funksionarëve të BDI-së

VMRO-DPMNE: Bujar Osmani u jep tenderë të afërmve të ish-funksionarëve të BDI-së

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e akuzon ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani se u jep tenderë të afërmve të partisë së tij. Nga VMRO thonë se 1.8 milionë euro do të përfundojnë në xhepin e Elmedin Ademit, nipit të ish-ministrit të BDI-së, Abdilaqim Ademit, për ripërshtatjen e qendrës sportive Boris Trajkovski për Samitin e krerëve të shteteve të vendeve anëtare të OSBE-së.
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se e njëjta kompani ka marrë 2 milionë euro për ndërtimin e stacionit policor në Aeroport, si dhe tenderin për rikonstruksionin dhe ndërrimin e objekteve për Universitetin “Nënë Tereza”.

“Një zgjerim real i tenderëve të pranuar nga institucionet shtetërore është përjetuar që nga viti 2017, pasi LSDM dhe BDI janë në pushtet. Ministria e Punëve të Jashtme jep 1.8 milionë euro për karrige dhe pajisje dhe askush nuk e di se ku do të përfundojnë ato pajisje pas përfundimit të Samitit të krerëve të vendeve anëtare të OSBE-së. BDI kujdeset për nipërit e ish-funksionarëve dhe aktualë”, theksojnë ata.

MARKETING