(VIDEO) Liderët e Ballkanit në Slloveni, integrimi i rëndësishëm për rajonin

(VIDEO) Liderët e Ballkanit në Slloveni, integrimi i rëndësishëm për rajonin

Presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel bëri të njohur se Bashkimi Evropian  deri në vitin 2023 do të ketë zgjerim të ri. Në një prononcim për media nga Forumi i Bledit që po mbahet të Slloveni, Mishel u shpreh se vendet pretendente duhet ta respektojnë sundimin e së drejtës, të luftojnë kundër korrupsionit dhe krimit dhe t’i realizojnë reformat.

Sharl Mishel, president i Këshillit Evropian

“Deri në vitin 2030 Bashkimi Evropian duhet të jetë i përgatitur për zgjerim të ri. Duhet të jetë një nga sfidat kryesore për Unionin. Zgjerimin i ardhshëm, të parashihet në buxhetin e ri të Komisionit Evropian”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në Forum tha se është i inkurajuar nga deklarata e Mishel.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së

“Jam i inkurajuar nga kjo deklaratë për herë të parë të cilën e dha presidenti Mishel se BE duhet dhe do të validizojë qëllimin e saj për zgjerim. Përse sepse tani flasim për zgjerim jo vetëm për BE por edhe në NATO. E dini se ne kemi qenë anëtarët më të rinj në NATO, por tani nuk jemi sepse Finlanda u anëtarësua”.

Kurse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i bëri thirrje direkte presidentit të Këshillit Evropian Sharl Mishel që ta mbaj premtimin, për antarsimin e vendit në BE.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

“Saherë kam menduar se puna 50 vjeçare për Evropën kundër Evnder Hoxhës na bëri njerëz pro evropian dhe pro evropian. Pra na u deshëm 50 vite pas rënies së komunizmit deri sa u bëmë pro evropian pa kushte. Kemi 20 vjet optimizëm për Bashkimin Evropian. Tani shpresoj që Sharl, do ta plotësosh premtimin”.

Në Slloveni dje dhe sot është mbajtur  Forumi Strategjik i Bledit, ku morën pjesë kryeministrat e të gjitha vendeve të Ballkanit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING