(VIDEO) Kryeministri bullgar: Tash bisedimet janë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

(VIDEO) Kryeministri bullgar: Tash bisedimet janë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Bullgaria nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga pozicionet ndaj Maqedonisë së Veriut. Shkupi duhet të plotësojë të gjitha detyrimet që u zotua para BE-së. Kështu ka deklaruar kryeministri bullgar Nikollai Denkov, për gazetën “24 orë”.

Nikollai Denkov, kryeministër i Bullgarisë

“Kategorikisht jo. Me realizimin e të ashtuquajturit propozimi francez, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, në fakt bisedimet nuk janë më mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ajo që pritet, është që fqinjët tanë të plotësojnë të gjitha detyrimet e ndërmarra para BE-së. Nuk ka asnjë arsye për ta ndryshuar pozicionin tonë”.

Ndërkaq, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një prononcim për “Politika”, ka thënë se nuk kanë garancion që ky do të jetë ndryshimi i fundit i Kushtetutës. Ai e ka akuzuar diplomacinë se nuk ka luftuar për pozicione më të mira dhe garancione që nuk do të ketë pengesa për integrimet.

“Disa sinjale arrijnë nga Bullgaria , të cilët tashmë hapur e mohojnë Kryengritjen e Ilindenit dhe karakterin e saj dhe për këtë përsëri nuk kishte asnjë reagim nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme”, deklaroi Mickoski.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING