Verstappen fiton dhe barazon rekordin e Vettel, Leclerc nuk mbyll garën

Verstappen fiton dhe barazon rekordin e Vettel, Leclerc nuk mbyll garën

Maks Verstappen me Red Bull fitoi sot pasdite garën e Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1. Ai barazon rekordin e Sebastian Fetel me 9 fitore radhazi, vendosur dhjetë vite me parë, në një garë mjaft interesante, sidomos në fillimin e fundin e saj, kur binte shi. Një garë mjaft emocionuese, pas shiut që nisi menjëherë pas startit, që i kushtoi kreun Verstappen, që e rimori pas 10 xhirosh. Edhe në fundin e garës kishte sërish shi, duke detyruar komisarët e garës të valëvisin flamurin e kuq, 7 xhiro nga fundi dhe pas një seri aksidentesh. Gjithsesi, Verstappen arriti të mbrojë kreun deri në fund, ndërkohë që në podium bashkë me të u ngjitën edhe Fernando Alonso me Aston Martin dhe Pier Gasli me Alpin. Pas treshes së podiumit, në zonën e pikëve u renditën edhe Karlos Saniz me Ferrari, Luis Hamilton me Mercedes si dhe Lando Noris me Meklaren.

MARKETING