(VIDEO) Miteva: Qeveria të parandalojë rritjen artificiale të çmimeve

(VIDEO) Miteva: Qeveria të parandalojë rritjen artificiale të çmimeve

Kolaps ekonomik, inflacion i lartë dhe rritje çmimesh, kjo është politika e udhëhequr nga LSDM dhe BDI. Në Maqedoni të Veriut fitimi po bëhet në kurrizin e qytetarëve dhe qeveria nuk ka plan edhe pse është drejtpërdrejtë përgjegjëse për parandalimin ose zbutjen e ngritjes së çmimeve, tha në një konferencë për media zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE-SË

“Vetë kjo qeveri e LSDM-së dhe BDI-së deri para një kohe e kishte të ashtuquajturën alibi se e gjithë kjo po ndodh për shkak të faktorëve të jashtëm, pra për shkak të rritjes së çmimit të rrymës, gazit, naftës dhe repromaterialeve. Edhe atëherë gënjyen, por sot kur rrethanat ekonomike tregojnë se çmimet po rriten artificialisht, mungon sërish roli i shtetit, i cili ka detyrimin të parandalojë një goditje të tillë çmimesh. Dhe nëse duan, nëse munden dhe e dinë, mund dhe duhet ta bëjnë menjëherë”.

Miteva thotë se LSDM-ja dhe BDI-ja po përfitojnë dhe po pasurohen, ndërsa qytetarët paguajnë.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE-SË

“Megjithatë, ata e drejtojnë gishtin drejt të gjithë aktorëve të tjerë ekonomikë, jo drejt tyre. Sot fajin e kanë tregtarët, më parë fajin e kanë pasur prodhuesit, ndaj dikur kanë akuzuar edhe qytetarët se kanë krijuar panik. Përkundrazi, është qeveria e LSDM-së dhe BDI-së që është fajtori i vetëm për gjendjen ekonomike në Maqedoni”.

Miteva tha se nuk ka as ndihmë nga shteti, as rritje pagash, as ulje inflacioni, por prandaj kemi një qeveri të zhytur çdo ditë në krim dhe korrupsion. “Kjo duhet të ndalet, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet për një të ardhme më të mirë dhe ndryshime”, tha ajo.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING