Oleksandr Usyk mbron titujt në peshën e rëndë, fiton me nokaut teknik ndaj Dubois
Oleksandr Usyk ka mbrojtur tituj WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda, duke mposhtur Daniel Duboisin në raundin e nëntë.
Ukrainasi dhe britaniku e nisën ndeshjen ashtu siç i takon një dueli të peshave të rënda, duke tregua qetësi dhe maturi në raundin e parë.
Në raundin e dytë, dy boksierët kishin nga një goditje, ndërsa Dubois dukej më i pasigurt në ring.
Raundi i tretë ishte i dominuar nga Usyk, i cili lëshoi goditje direkte, ndërsa britaniku synonte goditje me upercut.
Në raundin e katërt ishte një iniciativë nga 25-vjeçari, që lëshoi disa goditje precize ndaj ukrainasit, por që jo për t’i shkaktuar probleme.
Raundi i pestë ishte më shkatërrues për Usyk, pasi pranoi një goditje nën brez nga Dubois, që natyrisht se ishte e paqëllimshme, ndërsa ukrainasi mbeti i shtrirë në ring dhe gjyqtari i dha kohë deri të këndellej.
Dubois knocks out Usyk with a body shot to the bladder but gets called as a low blow… pic.twitter.com/JaIrZ2xC33
— Muliani (@MulianiEnt) August 26, 2023
Përkundër se pranoi goditjen nën brez, Usyk lëshoi disa grushte direkte ndaj britanikut, duke dhënë sinjale se e kishte marrë vetën dhe po synonte ta siguronte fitoren sa më parë.
Raundi i gjashtë solli më shumë lëvizje nga dy boksierët, që kishin goditje në vazhdimësi, mirëpo asnjëra prej tyre nuk i lëkundi njërin apo tjetrin.
Raundi pasues nisi furishëm nga Dubois, që i dha goditje të fuqishme Usykut, por ky i fundit ia doli që nga fundi të rikthehej dhe të tregonte ashpërsinë e tij.
Raundi i tetë ishte pikë vendimtare për Usyk, pasi në sekondat e mbetur arriti ta gjunjëzonte britanikun 25-vjeçar, me gjyqtarin që numëroi deri në nëntë.
Usyk ia doli që në raundin e nëntë t’i mbronte titujt WBA, WBO, IBF dhe IBO në peshat e rënda, me Dubois që nuk ia doli të vazhdonte ndeshjen dhe gjyqtari e ndërpreu ndeshjen.