LSDM: VMRO tregon se është kundër BE-së, duan të bllokojnë ardhmërinë Evropiane të qytetarëve

LSDM: VMRO tregon se është kundër BE-së, duan të bllokojnë ardhmërinë Evropiane të qytetarëve

LSDM përmes një kumtese ka akuzuar VMRO-në se po bllokon qytetarët dhe vendin nga ardhmëria evropiane.
“Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë treguar se janë kundër BE-së, se duan ta bllokojnë ardhmërinë evropiane të qytetarëve, vetëm për qëllime personale.

VMRO qëndroi kundër një jete më të mirë për qytetarët, kundër fondeve më të mëdha, kundër rritjes së progresit dhe standardeve evropiane.

Është një veprim i rrezikshëm, antishtetëror dhe antimaqedonas i VMRO-së dhe Mickoskit.

Anëtarësimi në BE nuk është lojë, ka të bëjë me të ardhmen e atdheut.

80% e qytetarëve të Maqedonisë janë për anëtarësim në BE, duan të jetojnë në një shtet evropian, anëtar i NATO-s dhe BE-së.

Koalicioni pro-evropian i udhëhequr nga LSDM-ja nuk do t’i nënshtrohet sjelljes së dëmshme, të papërgjegjshme dhe joshtetërore të OBRM-PDUKM-së.

MARKETING